Haki Misini i grupit MAK nderohet post-mortem me çmimin për vepër jetësore në ZhurmaVMA13 (Video)

Haki Misini i grupit MAK nderohet post-mortem me çmimin për vepër jetësore në ZhurmaVMA13 (Video)

Brenda aeroplanit privat më të madh në botë (Video)
Varosha në Qipro, njihuni me qytetin ‘fantazmë’ (Video)

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të spektaklit ‘Zhurma Video Music Awards’. Pak ditë para 2 tetorit, dita kur edhe zyrtarisht mbahet ‘ZhurmaVMA13’, bordi i spektaklit e ka bërë publik njërin nga çmimet më të rëndësishme të këtij eventi, shkruan zico.tv

Këtë vit, organizatorët kanë menduar diçka vërtetë emocionale.

‘Çmimi i Nderit’ për këtë edicion, i ndahet post mortem Haki Misinit solistit të grupit ‘MAK’.

Haki Misini është vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë ndërsa anëtari i tjetër i këtij grupi, Mehmet Tupella konsiderohet ende i zhdukur.

Rok grupi MAK u formua në vitin 1973 dhe si grup ka funksionuar deri në vitin 1978. Gjashtë anëtarët e këtij grupi ishin Haki Misini, Mehmet Tupella, Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi.

Grupi ‘MAK’, konsiderohet pionier i rok muzikës kosovare dhe ka merita të mëdha për popullarizimin e rok muzikës në vend.

COMMENTS