Hahn: Thirra e Vuçiqit për dialog të brendshëm, e mirëpritur

Hahn: Thirra e Vuçiqit për dialog të brendshëm, e mirëpritur

Komisioneri i lartë për Zgjerim dhe Politikë në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn, ka thënë se nisma e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të nisur dialog të brendshëm për Kosovën, është gjë e guximshme dhe e mirëpritur nga perspektiva evropiane.

Komisionari Johannes Hahn tha se është hap i guximshëm nisma e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për dialog të brendshëm me Kosovën, njoftojnë mediat serbe.

Ai tha se debati publik për këtë çështje të ndjeshme në Serbi, është i mirëpritur nga BE-ja.

‘Me rastin e nismës së presidentit Vuçiq për të nisur një debat të madh publik për këtë çështje të ndjeshme në Serbi, ai është shumë i mirëpritur, ka treguar guxim dhe realizëm’, ka thënë Hahn.

Këto deklarime, komisionari i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i bëri sot gjatë takimit që e pati me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

COMMENTS