Hahn: Normalizimi me Kosovën, kusht i Serbisë drejt BE-së

Hahn: Normalizimi me Kosovën, kusht i Serbisë drejt BE-së

Bashkimi Evropian të hënën hapi kapituj të rinj në bisedimet e saj të anëtarësimit me Malin e Zi dhe Serbinë, vende këto për të cilat shefi i Komision

Bashkimi Evropian të hënën hapi kapituj të rinj në bisedimet e saj të anëtarësimit me Malin e Zi dhe Serbinë, vende këto për të cilat shefi i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker thotë se pret që t`i bashkohen bllokut deri në vitin 2025.

Blloku dje hapi dy kapituj të rinj me Serbinë që kanë të bëjnë me të drejtën e kompanive dhe marrëdhëniet e jashtme, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të kapitujve të hapur për këtë vend në 12, shtet ky që ka qenë në bisedimet për anëtarësim që nga janari i vitit 2014.

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn tha se hapja e këtyre dy kapitujve është një arritje e merituar e Serbisë.

‘Perspektiva e Serbisë në BE është e fortë dhe e vërtetë,’ shtoi Hahn, por ai paralajmëroi se ‘Përparimi i mëtejshëm kushtëzohet nga fokusi në sundimin e ligjit dhe normalizimin me Kosovën’.

Negociatat për anëtarësim, të cilat zakonisht zgjasin me vite, ndahen në 35 ‘kapituj’ që mbulojnë fusha të tilla si ekonomia, energjia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut, për të ndihmuar kështu shtetin aspirues të përshtas praktikat e saj me standardet e Bashkimit Evropian.

COMMENTS