Habit këngëtarja shqiptare: Bëra hundën se më pengonte kur puthja partnerin

Habit këngëtarja shqiptare: Bëra hundën se më pengonte kur puthja partnerin

E bërë e njohur nga ‘The Voice of Albania’, Venera Lumani është kthyer në një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe shumë të komentuara, sidomos historia e saj e dashurisë me Lind Islamin.

Çifti ishin të ftuar sot në emisionin radiofonik ‘You & me’ në NRG Radio ku kanë treguar si ndodhi puthja e parë mes tyre.

Lindi zbuloi se janë puthur nga liqeni, ndërsa Venera e nisi historinë nga fillimi.

‘Ishte ndër herët e para që une po vija dhe po rrija në Tirane, dhe ne në Shkup zakonisht bëjmë këtë gjë: takohemi me shoqërinë në park, pimë, hamë dhe pastaj ikim në club. Pas clubit kur na hahet prapë, blejmë për të ngrënë dhe shkojmë përsëri në park, dhe une thosha: ku ka një park ku rrinë të rinjte dhe faktikisht na erdhi vetëm liqeni në mendje. Pastaj i mora vesh këto historitë e liqenit’, tregoi ajo.

Venera u shpreh se puthja mes saj dhe Lindit erdhi natyrshëm, por diçka i pengonte. ‘Me hunden kemi pasur probleme…deri në momentin kur bëra operacionin’, tregoi duke qeshur këngëtarja.

COMMENTS