Gullash viçi në mënyrën bavareze

Një gjellë e shijshme dhe një shoqëruese e mirë për një vakt dimëror.

Përbërësit:

400 g qepë të kuqe
1 karotë
4 patate të mëdha
1 kg mish viçi
4 lugë gjalpë
kripë, piper
2 lugë koncentrat domateje
1 lugë piper të kuq
gjysmë luge kumin të bluar
600 ml lëng mishi
4 lugë majdanoz të grirë
pak arrë myshku
100 g salcë kosi

Përgatitja:

Qepën dhe pataten i qëroni dhe i pritni në kube.

Mishit i qitni kripë dhe piper sipas shijes dhe i fërgoni në gjalpë derisa të skuqen. I qitni në pjatë dhe i lini anash.

Në yndyrë të mishit fërgoni qepën dhe shtoni karotën të prerë në rrathë.

I shtoni mishin, përzieni koncentratin e domates pastaj i qitni specin e bluar dhe kumnin.

I fërgoni duke i përzier herë pas here rreth 5 minuta, pastaj i shtoni pataten, i qitni lëngun e mishit dhe i leni të vlojnë 90 minuta.

Në fund shtoni majdanozin e grirë, pak arra myshku dhe salcën e kosit.

COMMENTS