Gullash me lakër të thartë

Gullash me lakër të thartë

Po ndajmë me ju një recetë klasike austriake të gatimit të gullashit me lakër të thartë.

Përbërësit:

1200 gr lakra të tharta
3 qepë
2 karrota
3 patate
200 gr domate të thara
400 gr salcë domatesh me erëza
vaj ulliri
500 ml ujë
mish të thatë

Udhëzimet:

Të gjithë përbërësit i hedhim në tenxhere, pasi t’i kemi grirë paraprakisht dhe i ziejmë për 35 minuta në temperaturë mesatare.

Nëse para zierjes së gjellës shikoni që lakrat janë shumë të tharta, atëherë shpëlajini me ujë të nxehtë. Ndërkohë që gjatë zierjes hidhjuni 5-6 lugë gjelle jogurt dhe kjo do të ndihmojë në largimin e thartirës.

COMMENTS