Gullash hungarez

Gullash hungarez

Koktej me shalqi
Receta për kaçamak

Në këtë recetë do t’iu tregojmë se si të gatuani një menu të njohur në mbarë botën, Gullashin hungarez.

Përbërësit:

1 litër lëng mishi
500 gr. patate
1 thelb hudhër
1 karotë
400 gr. qepë
50 gr. sallo
50 gr. piper i kuq
800 gr. mish viçi ose lope pjesa e shpatullës
2 speca jeshile
1 domate

Përgatitja:

Grijmë hollë qepën dhe e vëmë në tenxhere me sallon dhe pak vaj ulliri nëse dëshironi, duke bërë kujdes që të mos skuqet por të zverdhet, për 15 minuta. Shtojmë edhe hudhrën e grirë.

Ndërkohë presim mishin në kube prej 3cm dhe e bashkojmë me qepën duke trazuar për ca minuta duke pasur kujdes gjithmonë që të mos digjet qepa.

Bashkojmë piperin e kuq dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë përreth 1 orë e 30 minuta. Nuk duhet të ketë nevoje për ujë, por nëse po, hidhini një garuzhde lëng mishi.

Presim specat jeshile në kubikë të vegjël, ndërsa patatet i presim të mëdha sa copat e mishit. Pastrojmë dhe domaten nga farat dhe e presim dhe atë në copa të vogla.

Bashkojmë të gjitha perimet e grira me mishin, përveç patateve. Shtojmë lëngun e mishit dhe lëmë të ziejë akoma për 1 orë në zjarr të ngadaltë, me kapak.

Bashkojmë patatet dhe lëmë të ziejë akoma 30 minuta duke trazuar herë pas here.Në fund të zierjes duhet të rezultojë një gjellë e trashë dhe e lidhur.

COMMENTS