Guardiolas i ofrohet kontratë rekorde te City

Guardiolas i ofrohet kontratë rekorde te City

Sonte dy çerekfinalet e Ligës së Kampionëve
Turneu parakualifikues i ‘Championsit’ zhvillohet në Gjibraltar

Pep Guardiola do të firmosë kontratë të re me Manchester Cityn me pagë 20 milionë funte (rreth 23 milionë euro) në vit, duke u bërë kështu trajneri më i paguar në botë, raporton ‘Daily Mail’, transmeton ‘Koha Ditore’.

Me kontratën e re Guardiola do të jetë i lidhur me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2020. Kontrata aktuale e Guardiolas skadon verën e vitit të ardhshëm, por ai është i interesuar të qëndrojë pas një stinori impresiv, ku City është pranë të fitojë titullin e Premier Leagues së Anglisë dhe ka fituar tashmë League Cup.

Guardiola është takuar me pronarin e Cityt, Sheikh Mansourin dhe kryetarin Khaldoon Al Mubarak në Abu Dhabi muajin e kaluar. Atje është arritur marrëveshja për vazhdim të kontratës.

COMMENTS