GSJP: Kosova s’e zbatoj planin e veprimit për zbatimin e ERA-s

GSJP: Kosova s’e zbatoj planin e veprimit për zbatimin e ERA-s

Institucionet e Kosovës nuk kanë arritur që të zbatojnë plotësisht planin e veprimit për zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane, të cilat ishin të parapara për vitin 2017.

Nga gjithsej 149 masa sa kanë pasur në vitin 2017, janë zbatuar vetëm 39 për qind e tyre, ndërsa 49 për qind janë plotësuar pjesërisht.

Këto të gjetura i kanë publikuar në një konferencë për media, Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike, pas monitorimi një vjeçar të institucioneve të Kosovës në zbatimin e këtij plani, raporton kp.

Delfinë Elshani nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha se institucionet e vendit nuk janë treguar serioze në implementimin e planti të zbatimit të ERA-s. Sipas saj, rezultatet jo të kënaqshme të implementimit të ERA-së, gjithashtu prishin imazhin e Kosovës në nivelin evropian.

‘Në total plani i veprimit të zbatimit të ERA-s përfshinë 22 masa, të cilat zbërthehen në 149 veprime, prej të cilave gjatë vitit 2017 janë zbatuar 39 për qind, 47 për qind janë realizuar pjesërisht ndërsa 14 për qind nuk janë realizuar fare, pra veprimet që janë paraparë të realizohen në vitin 2017 nga institucionet e Kosovës. Pra si përfundim mund të vlerësojmë se Qeveria dhe institucionet e Kosovës nuk kanë qenë serioze gjatë zbatimit të planit të veprimit të ERA-s dhe në mënyrë që Kosova të ecë drejt rrugës për në BE duhet një vëmendje dhe përkushtim më i madh në përmbushjen e të gjitha kritereve që dalin drejtpërdrejtë nga kjo agjendë’, tha Elshani.

Plani i veprimit për zbatimin e ERA-s, sipas Elshanit, ka paraparë tri fusha, atë të qeverisjes së mirë dhe sundimi i ligjit, konkurrueshmërinë dhe klimën e investimeve dhe fusha e tretë arsimi dhe punësimi.

Ajo përmendi sfidat kryesore në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe masat e zbatimit të reformave të kërkuara.

‘Sfidat kryesore në këtë fushë për Kosovën janë funksionalizimi i institucioneve për sundimin e ligjit, pavarësia, efikasiteti dhe llogaridhënia e gjyqësorit dhe gjithashtu luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Më konkretisht në këtë fushë përfshihen 9 masa, për të cilat duhet të ndërmerren 35 veprime. Rezultatet e monitorimit tregojnë se janë zbatuar 24 prej tyre, 7 janë zbatuar plotësisht, ndërsa 4 nuk janë zbatuar fare’, theksoi ajo.

Në fushën e dytë, atë të konkurrueshmërisë dhe klimën e investimeve, ka qenë të 7 masa, për të cilat duhet të merren 82 veprime dhe gjatë vitit 2017 janë zbatuar 27 prej tyre, 44 janë zbatuar pjesërisht dhe 11 nuk janë zbatuar fare.

Ndërsa, në fushën e tretë, atë të punësimit dhe arsimit, përfshihen 6 masa, prej të cilave duhet të ndërmerren 32 veprime. Sipas raportit të GSJP-së, në vitin 2017 prej këtyre 32 veprimeve janë realizuar 7 prej tyre, 19 janë realizuar pjesërisht dhe 9 prej tyre nuk janë realizuar fare.

COMMENTS