Grusht shtet në Turqi – Fuqizohet ligji ushtarak

Sonte rreth orës 22:00 ushtria turke ka nisur një grusht shteti në Turqi, duke marrë nën kontroll zyrtarë kryesorë të qeverisë, aeroportet dhe rrugët kryesore të vendit.

Ushtria ka paralajmëruar gjendjen e shtetrrethimit e cila nisë të shtunën në ora 06:00 të mëngjesit.

Kjo do të thotë se gjithkush që reagon qëllohet me armë.

Ushtria u kërkon qytetarëve që të mos dalin nga banesat e tyre.

Të gjitha zhvillimet po ndiqen me vëmendje të madhe nga Rusia, me të cilën Turqia kohët e fundit ka marrëdhënie tepër të tensionuara por dhe nga SHBA, meqë Turqia është pjesë e NATO-s.

Televizioni publik turk ‘TRT’ raporton se ligji ushtarak ka hyrë në fuqi pas grusht shtetit në Turqi.

‘Komiteti Kombëtar i Paqes’ është autoriteti qendror i shtetit të Turqisë.

Për situatën ka reaguar edhe Departamenti amerikan i Shtetit. Sekretari John Kerry tha se shpreson për paqe në Turqi.

Ndërkohë, Moska zyrtare deklaroi se i kërkon që të evitohet gjakderdhja.

COMMENTS