Grusht shtet i dështuar, nisin arrestimet e ushtarakëve (Video)

Besnik Tahiri emërohet koordinator nacional për Reforma Shtetërore
Dështon mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut

Turqia zbardhi e trazuar nga ngjarjet e natës, ku qeveria dhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan denoncuan një përpjekje për grusht shteti nga fraksione të ushtrisë së vendit.

Së paku 90 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1 mijë janë plagosur nga trazirat e natës, përfshirë këtu ushtarë dhe civilë.

Qeveria turke thotë se ka marrë kontrollin e institucioneve që u mësynë nga ushtarakët rebelë dhe se ka arrestuar mbi 1500 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ushtarakë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i rrethuar nga mbështetësit e tij tha, në një fjalim drejtpërdrejt në televizion, se përpjekja për grushtshtet ishte një ‘akt tradhtie’.

‘I bëj thirrje popullit turk të mblidhet në sheshet publike dhe në aeroporte. Nuk besoj kurrë në një fuqi më të madhe se fuqia e njerëzve’, tha Erdogan.

Kryeministri Binali Yildirim deklaroi në orët e para të mëngjesit se situata ishte pothuajse nën kontroll. Më herët ai kishte urdhëruar forcat ushtarake besnike që të shënjestronin helikopterët, avionët dhe tanket e përdorura nga grupi i ushtarakëve pjesëmarrës në grushtin e shtetit. Një helikopter i tyre u qëllua teksa po fluturonte mbi Ankara, duke vrarë të gjithë pjesëtarët në bord.

Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka thirrur sot një takim urgjent për puçin ushtarak.

‘Reuters’ raporton se janë sulmuar edhe disa deputetë në Parlamentin turk. Mediat lokale raportojnë se ideatori i grushtit të shtetit është Muharrem Kose, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Populli ne Turqi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Nuk dihet ende se kush udhëhoqi përpjekjen për grusht shteti dhe cila është mbështetja që gëzon në radhët e ushtrisë. Megjithatë, në një deklaratë, Ministria e Jashtme u kujdes të ndajë pjesëmarrësit në grusht me pjesën tjetër të ushtrisë.

Një pjesë e ushtrisë u përpoq të përmbyste qeverinë gjatë orëve të vona të së premtes dhe mëngjesit të së shtunës, duke përdorur tanqe dhe helikopterë, si dhe duke bllokur ura dhe marrë nën kontroll disa media.

COMMENTS