Gruevski merr mandatin për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë

Këta janë tre kandidatët potencial të LDK-së për kryeministër
Erdogani i brengosur për djalin e Hashim Thaçit

Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov në bazë të Kushtetutës, i dha sot mandatin për të formuar qeverinë kreut të partisë që fitoi zgjedhjet VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski. Ky i fundit do të zhvillojë bisedimet për koalicion deri më datë 29 Janar.

VMRO-DPMNE pritet të fillojë bisedimet me BDI e Ali Ahmetit, e cila ka 10 deputetë dhe me të cilën mund të formojë Qeverinë e pakicës.

Për të formuar qeverinë duhet 61 nga 120 deputetët e Kuvendit të Maqedonisë. Në zgjedhjet e 11 dhjetorit, VMRO-DPMNE fitoi 51 mandate, LSDM 49, BDI 10, BESA 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2 deputetë.

COMMENTS