Gruaja që thotë se u vizitua nga shpirti i viktimës

Gruaja që thotë se u vizitua nga shpirti i viktimës

Hapen varreza të veçanta për ateistë!
Katastrofat e vitit 2016 (Video)

Një anëtare e jurisë, e angazhuar në një rast vrasjeje në Kanada, i ka shkruar gjyqtarit, pasi që ishte vizituar nga shpirti i viktimës, raporton Gazeta Kosova Sot.

Në një letër drejtuar gjykatësit Glen Poelman nga Gjykata ‘Queen’s Bench’, anëtarja e paemëruar e jurisë kërkonte që të përjashtohej nga rasti ‘Lukas Strasser-Hird’, pasi që shpirti i viktimës e kishte vizituar atë dhe i kishte dhënë informata, të cilat mund ta dëmtonin neutralitetin e saj.

Pasi që tregon se edhe më parë ka pasur aftësi që të komunikonte me të vdekurit, zonja në fjalë thotë në letër se nuk ka për qëllim që ta bindë gjykatësin të besojë në paranormalen, por vetëm ka ndier të nevojshme ta thotë atë që edhe e tha. Ajo që habit më shumë, është vendimi i gjykatësit, i cili pasi që u konsultua, e liroi anëtaren e jurisë nga rasti. A thua edhe ai të ketë besuar ‘në këto gjëra’?!

COMMENTS