Gruaja e Besnikut të NRG Band konfirmon shtatzëninë, shfaqet me stomak të fryrë (Foto)

Gruaja e Besnikut të NRG Band konfirmon shtatzëninë, shfaqet me stomak të fryrë (Foto)

Gruaja e vokalistit të NRG Band, Besnik Qaka, ka konfirmuar shtatzëninë e saj.

Bukuroshja e cila ka kohë që është në lidhje me këngëtarin e grupit NRG band, ka postuar një foto ku konfirmon shtatzëninë.

‘Duke u bërë nënë’, ka shkruar Lolita në postimin e saj në rrjetin social Instagram.

Lolita me Besnikun u martuan muaj më parë në një ceremoni luksoze në Pejë.

Dyshja ishin të fejuar dhe shijuan një verë romantike së basku, edhe pse NRG Band kishin mjaft koncerte.
Kosto e dasmës u mbajt e fshehtë për shkaqe modestie, pasi Geti dhe Bes Kallaku publikuan shumat marramendëse të dasmave të tyre.

Ndryshe NRG band pritet të kthehen më 11 nëntor në Kënga Magjike me këngën e re, e cila pritet të jetë një nga hitet e këtij fundviti.

COMMENTS