Gripi zgjatë pushimin, mbyllen çerdhe e shkolla

Gripi zgjatë pushimin, mbyllen çerdhe e shkolla

Kelmendi: Pas 3 vjetëve asnjë shtetas i Kosovës nuk do të jetë i papunë
E tmerrshme shifra e qytetarëve nga Kosova që kanë hequr dorë nga shtetësia

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri në kuadër të masave për parandalimin e virusit të gripit, ka vendosur që çerdhet, kopshtet dhe shkollat të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën e ardhshme.

Sipas kësaj ministrie, numri i qytetarëve me grip të paraqitur në qendrat shëndetësore është në rritje dhe për këtë arsye çerdhet, kopshtet dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura në datat 4, 5, 6, dhe 7 janar, raporton Top Channel.

‘Moti i ftohtë në ditët në vazhdim krijon kushte të favorshme për përhapjen e virusit’, lexohet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Metereologët njoftojnë se ditët e ardhshme temperaturat do të shënojnë një rënie drastike në të gjithë vendin. Në zonat e thella malore do të shkojnë deri në minus 20 gradë.

I gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe dëbora, ndërsa ditët më të ftohta do të jenë në fundjavë.

COMMENTS