Gripi ‘godet’ Gjilanin

Gripi i fundit që ka përfshirë tërë Kosovën po bën kërdi edhe në Gjilan. Shefi i repartit të infektivës Xhevat Demiri, thotë se ditëve të fundit ë

Gripi i fundit që ka përfshirë tërë Kosovën po bën kërdi edhe në Gjilan.

Shefi i repartit të infektivës Xhevat Demiri, thotë se ditëve të fundit është shtuar numri i pacientëve të prekur nga gripi derisa më së shumti sulmon fëmijët dhe njerëzit me sëmundje kronike.

Gripi i fundit ka shtuar numrin e pacientëve në të gjitha qendrat shëndetësore në Gjilan.

Demiri ka thënë për ‘rajonipress’ se simptomat e gripit që ka goditur edhe Gjilanin kryesisht përcillen me temperaturë, ethe, kollitje, të vjellura, humbje të oreksit dhe të tjera.

Ndryshe Demiri tha se tash për tash nuk ka njohuri se për çfarë lloji të gripit bëhet fjalë, sepse këtë duhet ta verifikojë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

Demiri ka këshilluar pacientët që të përdorin sa më pak antibiotik dhe t’u shmangen vendeve publike, aty ku ka shumë njerëz si p.sh. çerdhet, koncertet etj.

COMMENTS