Griezmann mohon se ka marrëveshje me Barcelonën

Griezmann mohon se ka marrëveshje me Barcelonën

Golashënuesit më të mirë në Vala Superligën e Kosovës
Në Pejë ndërpritet finalja, vajzat sulmojnë arbitrin

Sulmuesi francez i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka mohuar se ka arritur marrëveshje për t’u transferuar te Barcelona stinorin e ardhshëm.

Griezmnann ka mohuar se ai dhe përfaqësuesit e tij kanë pasur bisedime me skuadrën katalonjase.

‘Nuk e di se nga po dalin këto informata, por nuk janë të vërteta’, ka thënë Griezmann përcjell ‘Telefoot’, transmeton ‘Koha Ditore’. Griezmann ka insistuar se tash për tash është i përqendruar vetëm te Atletico.

Ai mendon të përfundojë stinorin sa më mirë të jetë e mundur, para se të merret me të ardhmen e tij dhe para se të shkojë në Rusi për të luajtur me Francën në Botërorin 2018.

‘Dua të jem i lirë në Botëror dhe të mendoj vetëm për Francën. Dua të vendos për të ardhmen time para Kupës së Botës’, ka thënë Griezmann.

COMMENTS