Greta Koçi mbushë sot sërish 16 vjeç! (Foto)

Greta Koçi mbushë sot sërish 16 vjeç! (Foto)

Kim tejet joshëse në kalendarin e revistës ‘Love’ (Video)
Çiftet e famshme në përditshmëri (Foto)

Këngëtarja Greta Koçi ka sot një ditë të veçantë. Ajo feston sot ditëlindjen. Por, artistja nuk kursen ironinë lidhur me moshën e saj, pasi qysh në daljet e saj të para e për disa vite me radhë, u komentua se ishte 16 vjeçe, gjë që shkaktonte shpesh situata gazmore.

Derisa sot ajo mbush 25 vjeç, Greta bën një ironi në Facebook ku publikon një fotografi me tullumbace për t’i uruar ditëlindjen vetes.

‘Ditëlindja e vajzës. Sot mbusha sërish 16 vjeç. Faleminderit të gjithëve me zemër për qindra urimet tuaja. Përqafime, Greta’, shkruan këngëtarja.

Motra e Gretës, Eni Koçi i ka bërë një urim të veçantë asaj. Ka postuar një foto me përshkrimin ‘Motra është dora që shtrihet kur rrëzohesh, loti që fshihet kur pikëllohesh’, ashtu jemi dhe do të jemi gjithmonë aty për njëra tjetrën’ shkruan Eni në urimin e saj.

postimi-i-eni-kocit-per-greten

postimi-i-greta-kocit-per-ditelindje

COMMENTS