Graniti tetë vjeçar ka nevojë për ndihmë (Foto)

Graniti tetë vjeçar ka nevojë për ndihmë (Foto)

Përurohen 15 autobusët e rinj në Prishtinë (Foto)
1 mln persona në Britani firmosin peticionin për anulimin e vizitës së Trumpit

Granit Sylejmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicës, vuan nga sëmundja e ekstrofisë së fshikëzës urinare.
Ai duhet të dërgohet jashtë vendit për shërim.

Babai i tij, Mursel Sylejmani, ka bërë të ditur se djali tij ka lindur me këtë sëmundje.

Sipas tij, ai që tetë vite është duke u marr me trajtimin e sëmundjes së tij, por pa sukses.

‘E vetmja mundësi është ndërhyrja kirurgjike që duhet t’i bëhet në një spital në Maqedoni’, ka thënë për Telegrafin, Sylejmani duke shtuar se operacioni kap shumën prej 15.000 euro.

Ai ka potencuar se familja jeton me ndihmë sociale dhe kjo shumë është e papërballueshme për ta.

E të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që kanë mundësi, mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni:

049/676-925 dhe në xhirollogarinë bankare 1707003024076473-NLB Prishtina.

COMMENTS