Granit Xhaka si në qiellin e shtatë, kështu është kur e mund kampionin (Foto)

Geta Beqa shpallet kampione në Spanjë (Foto)
Nuk ka fitues në ‘Camp Nou’, Barcelona ndalet edhe nga Celta Vigo (Video)

Një trofe që do të kujtohet gjatë nga mesfushori ofensivë i Kosovës, Granit Xhaka.

Ai me ekipin e mirënjohur anglez, Arsenali, iu gëzuan Kupës së Anglisë (FA Cup), të cilët në finalen e madhe e mposhtën me rezultat 2:1 kampionin e ri, Chelsea.

Reprezentuesi i Zvicrës u paraqit titullar, dha maksimumin dhe në fund me shokë festuan një nga trofetë më të çmueshëm.

Xhaka nuk përmbahej nga emocionet, një fitore e madhe, një trofe që nuk peshohet me asgjë, në një stadium të mirënjohur siç është Wembley, ku ishin të pranishëm 89. 472 shikues.

Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 81-të, megjithatë ka qenë prej me të vlerësuarve për lojën e tij.

Xhaka si në qiellin e shtatë, kështu është kur e mund kampionin!

COMMENTS