Granit Xhaka ka një mesazh emocionues për Taulantin (Foto)

Durant dhe Westbrook kacafyten gjatë ndeshjes (Video)
Short me fat për Skënderbeun në Ligën e Evropës

Mesfushori i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ka uruar vëllain e tij, Taulantin për ditëlindjen e 26-t.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ylli i Arsenalit ka uruar vëllain e tij me një mesazh emocionues.

‘Vëllai im i dashur! Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për ty, por për të gjithë ne. Sot ti mbush 26 vjeç. Unë të uroj nga zemra të bëhesh vjeç, plot shëndet e shumë suksese në karrierë. Ti mendon se ne jemi larg, por me zemër unë jam çdo ditë pranë teje dhe kështu do të jetë gjithmonë. Do të mbështes gjatë gjithë jetës dhe dua të them që jam shumë krenar me ty. Je vëllai më i mirë në botë dhe të dua shumë’, është mesazhi i Granitit.

Vlen të përmendet se Taulanti së fundi ka prishur marrëdhëniet me trajnerin e kombëtares së Shqipërisë, ndërsa në vend se të ishte në Tiranë ai është në Zvicër duke ushtruar me skuadrën e tij, Basel.

COMMENTS