Granit Miftari e publikon këngën ‘Me ty po du’ (Video)

Këngëtari tashmë i njohur Granit Miftari e ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor.

‘Me ty po du’ titullohet kënga, tekstin e së cilës e ka shkruar Luaras Uka, ndërsa është punuar detajisht nga Nushi Music, përcjellë zico.tv

Ky projekt muzikor është realizuar edhe me videoklip në të cilin Graniti paraqitet ndryshe nga herët e kaluara. Aty shihen disa skena të nxehta me një modele.

Për klip është kujdesur Franqesk Frokaj nga Vija Production.

COMMENTS