Grabitje me armë në Ferizaj, arrestohen dy persona

Grabitje me armë në Ferizaj, arrestohen dy persona

Ortek mbi një hotel në Itali, dhjetëra persona nën borë
136 vjet nga rënia heroike e Mic Sokoli

Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, lidhur me një rast të datës 27 janar, kur nën kërcënimin e armës iu grabitën 5 mijë euro një punëtorit në kazino.

“Pas punës së suksesshme operative në teren, hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale të Ferizajt, dje kanë arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Grabitje me armë”.

Ngjarja ka ndodhur me 27.01.2017 rreth orës 21:17 minuta në kazinon ,,ACT” e cila gjindet në rrugën ,,Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ku të dyshuarit , A.T. (m/ sh/k 30 vjeç) dhe L.T.(m/sh/k 20 vjeç) , kan hyrë me forcë në lokalet e kazinos dhe nën kërcënim të armës nga viktima-punëtori i kazinos kishin marrë rreth 5.000 Euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjatë intervistimit,të dyshuarit në prezencë të avokatëve mbrojtës,në tërësi kan pranuar veprën për të cilën akuzohen.

Pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarëve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë”- thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

COMMENTS