Google dhe Facebook tani tatimpagues të plotë në Australi

Google dhe Facebook tani tatimpagues të plotë në Australi

Kostumi fluturues ‘Iron Man’ (Video)
Hapet fabrika e parë në botë, kap direkt dioksidin e karbonit (Video)

Kompanitë shumëkombëshe të tilla si Google dhe Facebook, tashmë janë duke paguar tatimin në Australi bazuar në fitimet atje, në vend të zhvendosjes së të ardhurave jashtë vendit, thotë qeveria.

Ndryshimet në sistemin e taksave do të shënojnë një rritje prej 2 miliardë dollarë australianë këtë vit.

Ligji i ri thotë se në qoftë se kompanitë globale nuk paguajnë tatimin, atëherë do të hyjë në fuqi një normë e dënimit prej 40% të fitimit.

Scott Morrison nga thesari australian tha se autoritetet tatimore australiane po zhvillojnë aktualisht 71 auditime që përfshijnë 59 korporata të mëdha globale.

COMMENTS