Këngëtarja e famshme, Selena Gomez, nuk po kalon nëpër ditë të mira. Muajin e kaluar, siç raportohet ajo ka bërë thirrje drejt lidhjes së dikurshme
Këngëtarja e famshme, Selena Gomez, nuk po kalon nëpër ditë të mira.
Muajin e kaluar, siç raportohet ajo ka bërë thirrje drejt lidhjes së dikurshme me Justin Bieber, ka bërë ‘unfollow’ në Instagram miken e saj Petra Collins dhe që këngën e fundit të saj ‘Call Out My Name’ thuhet se ia ka kushtuar ish të dashurit The Weekend.
Kurse tash, 25 vjeçar, ajo ka thënë se po ndjehet e frikësuar nga paparacët, shkruan Bazar.Ajo një javë më parë thuhet se u ka kërkuar fotografëve që të rrinë larg saj, duke iu thënë ‘Po më frikësoni’.
Paparacët ishin afruar asaj duke e pyetur rreth lidhjes me Bieber, kur ajo u ka kërkuar atyre ‘ta lënë të qetë’.
‘Selena! A është Justin sikur vëllai i vogël për ty’, ka pyetur një pabarazi.
‘A mendoni djema që unë e kam një pjesë të ditës për pushim. Po më frikësoni’, ka qenë përgjigja e saj.
COMMENTS