Golden State humbet sërish,fitojn Cleveland e Huston

Golden State humbet sërish,fitojn Cleveland e Huston

Golden State është mundur 126-106 në fushën e Indiana, ndeshje e komanduar nga skuadra vendase, triumfoi falë 28 pikëve të Bogdanovic dhe 21 të Oladipo.

Një ndeshje të mirë bëri edhe Durant, që realizoi 27 pikë, por që mbetën për statistikë. Për Warriors kjo ishte humbja e 22-të sezonale. Kjo humbje i ka dhënë një dorë ekipit të Houston, që mundi 96-94 Portland, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Houston e komandoi gjatë gjithë kohës takimin (Paul e Harden realizuan 51 pikë së bashku), por në fund rrezikoi ta humbiste atë.

Fiton edhe ekipi i Cleveland, që mundi 119-115 Washington, sfidë me dy pamje, më e mirë për Wizard në të parën, ndërsa Cavaliers përmbysën shifrat në pjesën e dytë. Tjetër ndeshje e mirë për LeBron James, që realizoi 33 pikë e 14 asist, ndërsa për miqtë nuk mjaftuan 28 pikët e 14 asist të Wall. Utah Jazz mundi 117-95 rivalët e Clippers, ndeshje e dominuar nga vendasit (Mitchell 19 pikë), ndërsa Denver fitoi 100-96 ndaj Minnesotës (Murray 22 pikë).

REZULTATET E SOTME

Indiana – Golden State, 126-106

Cleveland – Washington, 119-115

Houston – Portland, 96-94

Milwaukee – Brooklyn, 111-119

Utah Jazz – Clippers, 117-95

Denver – Minnesota, 100-96

COMMENTS