Gold AG pranon fanellë nga ylli shqiptar i Premierligës Angleze (Foto)

Gold AG pranon fanellë nga ylli shqiptar i Premierligës Angleze (Foto)

Darka e veçantë e Rita Orës (Foto)
BimBimma: Ja sa vite më mori kohë teksti i ‘7 prill’ (Video)

Reperi i njohur kosovar ka pranuar së fundmi një dhuratë shumë të veçantë nga superylli i Arsenalit, Granit Xhaka.

Ky i fundit ka vendosur t’i dhurojë mikut të tij të ngushtë fanellën e tij, me të cilën luan për ekipin e Arsenalit në Premierligën Angleze.

Ndërkohë, Gold AG i lumtur që ka pranuar këtë dhuratë nga mesfushori kosovar, ka publikur në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi, ku shfaqet i veshur me këtë fanellë.

Ai ka pozuar me krahë të ngritur lart, duke ekspozuar kështu edhe muskujt e tij të palestruar.

Mesa duket prania e Xhakës, në Arsenal e ka bërë reperin preshevas që të ndihet “Gunner (gjuetar)”, ashtu siç edhe është prezantuar.

Përndryshe, dyshja ruajnë një miqëshi shumë të mirë me njëri-tjetrin, dhe janë takuar bashkë disa herë më parë. /T/

COMMENTS