Gold AG merr çmimin e heroit të kombit, ‘Shkëlzen Haradinaj’ (Foto)

Gold AG merr çmimin e heroit të kombit, ‘Shkëlzen Haradinaj’ (Foto)

Marina dhe Geti pësojnë aksident në Tiranë (Video)
Hiti i Adelina Ismailit dhe Tingulli 3 që kurrë s’u bë me klip! (Video)

Reperi i njohur Gold AG është vlerësuar sot (e mërkurë) me çmimin e heroit të kombit ‘Shkëlzen Haradinaj’ në Gllogjan të Deçanit.

Ai u ka kënduar shumë shpesh heronjëve në këngët e tij me motive patriotike, teksa ka qenë pranë zhvillimeve më të rëndësishme për pjestarët e krahut të luftës, dhe ky kontribut më në fund i është shbërblyer.

Reperi është ndjerë shumë i vlerësuar me këtë çmim, dhe përshtypjet e para ka vendosur t’i ndajë me fansat përmes një shkrimi në rrjetin social Instagram.

‘Sot u dekorova në Gllogjan me çmimin e heroit të kombit ‘SHKËLZEN HARADINAJ’.Ky çmim do të jetë një arsye më shumë që kënga ime të jehojë gjithmonë për ata që sakrifikuan çdo gjë për lirinë e kësaj toke.Bacë Hilmi Haradinaj dhe kryetar i komunës së Deçanit Rasim M. Selmanaj ju falemnderit për këtë pritje dhe organizim.Falemnderit rini e Dukagjinit që më pritet edhe pse ishte koha me shi,erdha me bereqet dhe u takofshim gjithmonë me bereqet e për të mira.Sonte në ora 20:00 del kënga e re NË DUKAGJIN, këngë që i kushtohet Luanit dhe Shkëlzeni.Shpresoj që ta pëlqeni.FALEMNDERIT DEÇAN’, shkruan Gold AG.

Sonnte në orën 20:00 pritet edhe lansimi i projektit të tij më të ri me motive patriotike, kënga dhe klipi ‘Në Dukagjin’, e cila vjen në bashkëpunim me këngëtarin Hysni Klinaku.

Gold AG duke marrë çmimin e heroit kombëtar ‘Shkëlezn Haradinaj’nga i pari i Deçanit Rasim Selmanaj dhe Hilmi Haradinaj.

COMMENTS