Gogla mishi në salcë domatesh

Gogla mishi në salcë domatesh

Pite me hajvar dhe kërpudha
Si të bëni shtojcën për palpeta në katër mënyra (Video)

Ju propozojmë që menynë e iftarit të sotëm ta pasuroni me gogla të shijshme mishi në salcë domatesh.

Përbërësit e nevojshëm:

500 gr. mish të bluar
salcë domatesh
500 ml. domate të kulluara
1 qepë (grijeni imët)
1 lugë miell
4 lugë vaj
1 filxhan oriz (rreth 50 g)
1 karotë e madhe e grirë në rende
1 kungulleshë (e grirë në rende dhe e kriposur që të lëshojë ujë)
kripë, piper mëlmesa
1 vezë

Përgatitja:

Përgatitja për salcë: në vaj fërgoni qepen dhe shtoni një lugë miell.

Fërgoni rreth një minute dhe shtoni domaten e grirë. Shtoni rreth 300 ml ujë. Qitni kripë dhe prisni që salca të vlojë. Ndërkohë, përgatitni goglat e mishit.

Në enë qitni të gjithë përbërësit (kungulleshën më parë kullojeni) dhe përzieni mirë.

Në salcën e zier shtoni një nga një goglat e mishit të madhësisë së arrave.

Kur salca sërish të vlojë, zvogëlojeni zjarrin dhe zieni në zjarr mesatar rreth pesëdhjetë minuta.

Shërbimi: si shtojcë më së miri përshtatet pureja nga patatja.

COMMENTS