Goditet rëndë nga makina një i mitur në Shtime

Goditet rëndë nga makina një i mitur në Shtime

Kuvendi i Kosovës miraton rishikimin e buxhetit për vitin 2017
Lutfi Haziri i ‘dorëzoi’ detyrën e kryetarit, Festina Kurteshit (Foto)

Një djalë rreth moshës 12-13 vjeçare është goditur rëndë nga një makinë që po lëvizte nëpër rrugën ‘Adem Jashari’ në Shtime.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe Ambulanca e qytetit.

Fotografitë për portalin Koha.net i kanë dërguar ekipet e Grupit Koha nga terreni, që kanë rastisur në vendin e ngjarjes. Portali do t’ju mbajë të informuar në lidhje me këtë ngjarje.

Numri i aksidenteve është rritur në masë të madhe, përkundër thirrjeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës për të respektuar rregullat e komunikacionit.

COMMENTS