Goditet nga treni, vdes një person në Ferizaj

Një person ka ndërruar jetë në Ferizaj, pasi i njëjti është goditur nga treni.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Agim Gashi, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt.

“Aksidenti ka ndodh rreth orës 14:00, në dalje të Ferizajt”.

“Vdekja e personit është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes”.

“Bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore, I.M. (shtetas i Republikës së Shqipërisë, 41 vjeç) – trupi i pajetë është dërguar për obduksion”.

COMMENTS