Godet Fjolla Morina, i kundërpërgjigjet ashpër Adelina Ismailit (Foto)

Godet Fjolla Morina, i kundërpërgjigjet ashpër Adelina Ismailit (Foto)

A është zhgënjyer Shkurte Fejza me Kosovën? (Video)
Komedia ‘Biznesmeni’ me Sevdai Radogoshin, premierë me 13 Nëntor (Foto/Video)

Historia përsëritet, plas sherri mes këngëtareve Adelina Ismaili dhe Fjolla Morina!

Diva e estradës, Adelina Ismaili, ditë më parë ishte e ftuar në një intervistë për emisionin “NIN” në Klan Kosova, ku u prononcua për herë të parë për shtatzëninë e saj.

Ismaili ishte e gatshme që të përgjigjej para çdo pyetje të gazetarit Alaudin Hamiti, teksa shokoi të gjithë me deklaratën e saj rreth mendimit që ka për gjendjen aktuale në estradë.

“Është shndërruar në prostitucion dhe shpërlarje parash” deklaroi ajo!

Deklarata e këngëtares Adelina Ismaili, se showbizi aktual shqiptar është i zhytur në prostitucion dhe shpërlarje parash ka nxitur reagimin e këngëtares Fjolla Morina.

Madje, në kundërpërgjigjen e saj Fjolla është treguar tepër e ashpër me Adelinën, duke i thënë se ishte ajo e para që e ka shndërruar skenën e estradës në këtë gjendje!

“Po harron që ti je ajo që ke nis vallen e prostitucionit …(emotikonat) N.q.s mendon që muzika është kthy në prostitucion. Edhe motër qetësohu pak se je me fëmijë në bark. Po të them si nënë që jam. Jo kaq inat se të bën dëm për shëndetin tënd e të fëmijut”, ka shkruar Morina.

Kujtojmë se të dy këngëtaret, Fjolla Morina dhe Adelina Ismaili, kanë pasë zënka e sherre mes vete edhe më herët, dhe si duket gjakrat nuk janë qetësuar as tani pas shumë vitesh, transmeton zico.tv

COMMENTS