Godasin këmbësorët në Prizren, ikin nga vendi i ngjarjes

Godasin këmbësorët në Prizren, ikin nga vendi i ngjarjes

Kush duhet të ulet në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës?
Kosova sërish do të aplikojë për anëtarësim në UNESCO

Një person, derisa po drejtonte makinën e tij ka goditur një këmbësor në rrugën De Rada në Prizren, për të mos ndalur fare në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës njofton se më 31.03.2017, rreth orës 14:30, ‘raportohet se i dyshuari i panjohur me veturë të panjohur ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull shqiptar dhe ka ik nga vendi i ngjarjes’.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Prizrenit.

Një tjetër aksident është shënuar në Prizren në 24 orët e fundit, kur në rrugën Brigada 125, rreth orës 22:00, i dyshuar i panjohur me veturë të panjohur ka goditur biçiklistin, mashkull shqiptar.

‘Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit nga i dyshuari’, thuhet në njoftim.

COMMENTS