Goal: Te Zvicra 6 shqiptarë, te Shqipëria 6 të lindur në Zvicër

Goal: Te Zvicra 6 shqiptarë, te Shqipëria 6 të lindur në Zvicër

Nga sot çdo serb do ta urrej Romën: Në videon lamtumirëse për Tottin, shfaqet edhe pavarësia e Kosovës (Video)
Pique tregon se si ia fitoi zemrën Shakirës

Goal.com, ka shkruar për duelin e sotëm, Shqipëri – Zvicër duke thënë se Kombëtarja zvicerane pothuajse ka më shumë shqiptarë se ajo e Shqipërisë.

‘Gjashtë nga lojtarët e Shqipërisë kanë lindur në Zvicër, ndërsa një pjesë e madhe e skuadrës së Zvicrës kanë lidhje me kombin shqiptar, duke e bërë takimin e së shtunës shumë të tensionuar’, shkruan Goal.com.

Te Kombëtarja zvicerane janë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Shani Tarashaj, Blerim Xhemajli dhe Valon Behrami që të gjashtit janë me prejardhje shqiptare, ndërsa gjashtë nga ekipi i Shqipërisë, kanë lindur në Zvicër: Arlind Ajeti, Frederik Veseli, Migjen Basha, Amir Abrashi, Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka.

COMMENTS