Gjykimi për krime lufte ndaj Fatmir Limajt drejt fundit

Gjykimi për krime lufte ndaj Fatmir Limajt drejt fundit

Vuçiq, pas takimit me Merkel, paralajmëron ‘vendime të dhimbshme dhe të rënda’
Ministri britanik: Dëshirojmë rajon që jeton në paqe dhe stabilitet

Në Gjykatën Themelore të Gjakovës është paraparë që sot të mbahet seanca e fundit në gjykimin për krime lufte ndaj zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj.

Prokurorja e Rastit Drita Hajdari do të ftohet për të dhënë pretendimet përfundimtare të akuzës, ndërsa menjëherë pas saj fjala do jetë për mbrojtjen e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj.

Gjykimit i kanë paraprirë dëshmitë e shumë dëshmitarëve, përfshirë ato të ish-anëtarëve të shtabit të UÇK-së si Azem Syla, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe të tjerë.

Aktakuza ndaj Limajt pretendon se ai ka përgjegjësi në incidentin e verës së vitit 1998, ku ishte vrarë Selman Binishi dhe Ramiz Hoxha në Fshatin Bellanicë të Malishevës. /kallxo.com/

COMMENTS