Gjykatësi nënshkruan fletarrestimin për Albin Kurtin

Gjykatësi nënshkruan fletarrestimin për Albin Kurtin

Gjykatësi i Gjykatës Themelore të Prishtinës Beqir Kalludra ka sqaruar dilemat nëse ndaj Albin Kurtit ka fletarrestim nga gjykata apo jo. Në një de

Gjykatësi i Gjykatës Themelore të Prishtinës Beqir Kalludra ka sqaruar dilemat nëse ndaj Albin Kurtit ka fletarrestim nga gjykata apo jo.

Në një deklaratë për kallxo.com, Kalludra ka konfirmuar se fletarrestimi i nënshkruar nga ana e tij ka dalë sot pak para orës 12:00.

‘Policia nuk kanë pasur urdhëresë, pasi që urdhëresa ende nuk ka qenë e përgatitur nga ana ime për shkak të angazhimeve. Unë sot paradite e kam nënshkruar urdhëresën dhe e njëjta ka dalë nga zyra ime para orës 12:00’, ka thënë Kalludra.

Ai nuk ka dhënë detaje nëse fletarrestimi është pranuar nga Policia por, sipas tij, kjo është çështje e procedurave të Gjykatës.

Pas mungesës në seancën e djeshme gjykatësi Kalludra kishte paralajmëruar lëshimin e fletarrestimit për Albin Kurtin.

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti Kurti ishte paraqitur i papenguar nga Policia.

COMMENTS