Gjykata Themelore merr vendim për Murat Jasharin (Foto)

Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Policia e Kosovës ka bërë me kohë planifikimet për zgjedhjet

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim qe t’i shqiptoj masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Murat Jasharin si i dyshuar kryesor për plagosjen e avokatit Azem Vllasi.

Emrush Kastrati, avokat i Murat Jasharit e ka vlerësuar të pabazë caktimin e masës prej 30 ditë paraburgimi për Jasharin.

“Nuk ka bazë në këtë vendim i mbrojturi im ka probleme shëndetësore dhe kam kërkuar të trajtohet në neuropsikiatri”, ka thënë Kastrati pas seancës se parë gjyqësore.

Trupi Gjykues i Gjykatës Themelore ka marrë vendim qe për personin e tretë të dyshuar në këtë rast qe është Arsim Ibrahimi të shqiptoj masën e arrestit shtëpiak.

COMMENTS