Gjykata Speciale brenda një jave kompleton legjislacionin

Gjykata Speciale brenda një jave kompleton legjislacionin

Bajrami i Vogël, të premten më 1 shtator 2017
Sherr në një lokal nate në Tiranë, rrahje me shishe dhe karrige (Video)

Gjykata Speciale brenda shtatë ditësh do të jetë me legjislacion të kompletuar për të filluar punën.

Kjo pasi që Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse Ann Power-Forde, në aktvendimin e shpallur sot në mesditë ka bërë të ditur se Rregullorja e Procedurës dhe Mbledhjes së Provave, është në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

‘Gjykata vlerësoi njëzëri se Rregullat e Rishikuara janë në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës’, thuhet në njoftimin e dërguar nga zyra për media e Gjykatës Speciale.

Rregullorja në fjalë, në muajin prill të këtij viti ishte konstatuar se 9 pika i kishte në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës. Gjykatësit e Dhomave të Specializuara, rishikuan rregulloren dhe pikat që ishin në kundërshtim, për tu referuar sërish nga kryetarja e Gjykatës, Ekaterina Trendafilova tek Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese.

COMMENTS