Gjykata në Gjilan i shqipton dënimin me burgim dhe gjobë zyrtarit të komunës së Kamenicës

Gjykata në Gjilan i shqipton dënimin me burgim dhe gjobë zyrtarit të komunës së Kamenicës

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit S. D. në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) muaj burgim, dënim me gjobë në shumën prej 300 (treqind) euro, si dhe dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

‘I akuzuari S. D. shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, me datë 20.10.2017 në cilësinë e zyrtarit – Inspektor në Komunën e Kamenicës me dashje të drejt për drejtë ka marr ryshfet nga i dëmtuari B. Sh. shumën prej 500 (pesëqind) euro.

Pas bastisjes nga ana e zyrtarëve policorë në bashkëpunim me prokurorin e rastit, tek i akuzuari janë gjetur të hollat.

Me këto veprime i akuzuari S. D. ka kryer veprën penale marrje ryshfeti, neni 428 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës (KPRK)’, thuhet në njoftim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

COMMENTS