Krenar Çoçaj e Gazmend Mirena u dënuan me nga gjashtë muaj burg për sulmin ndaj Ledri Vulës. Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi sot Krenar Çoçajn e
Krenar Çoçaj e Gazmend Mirena u dënuan me nga gjashtë muaj burg për sulmin ndaj Ledri Vulës.
Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi sot Krenar Çoçajn e Gazmend Mirenën për sulmin ndaj Ledri Vulës.
Çoçaj e Mirena u dënuan me nga gjashtë muaj burg, të cilin me pajtim të palëve mund ta kthejnë në gjobë.
1 ditë burgu të dënuarve do t’u llogaritet 20 euro.
Gazmend Mirena u dënua përveç burgimit edhe më gjobën prej 1000 eurove, transmeton Kallxo.com.
Dje u dha fjala përfundimtare në këtë proces gjyqësor në të cilin prokuroria kërkoi dënim, e mbrojtja lirim të të akuzuarve.
COMMENTS