Gjuriq: S’më duhet pasaporta e një shteti të rremë siç është Kosova

Gjuriq: S’më duhet pasaporta e një shteti të rremë siç është Kosova

Ismaili: Po u japim fund çmimeve abuzuese me barna
Pas nënës, motrave dhe kunatës, Haradinajn e viziton babai

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka refuzuar ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u pajisur me pasaportë të Kosovës.

Ai tha se nuk i duhen ‘dokumente të rreme të udhëtimit’ sepse ‘kam pasaportën e Serbisë dhe mund të udhëtoj pa viza në 119 shtete’.

‘Ia kujtoj të ashtuquajturit president të institucioneve të përkohshme të krahinës autonome të Kosovës dhe Metohisë, Hashim Thaçi, i cili në mënyrë cinike ‘më ka ofruar’ një shtetësi joekzistuese të krahinës jugore të vendit tim, se unë veçse kam pasaportë të Republikës së Serbisë, me të cilin, si çdo qytetar i Serbisë, mund të udhëtoj pa viza në 119 shtete në mbarë botën, prandaj nuk më nevojiten dokumente false udhëtimi’, ka thënë Gjuriq, raporton B92.

‘Nëse ato dokumente do të vlenin diçka, nuk do t’i merrnin ai, Haradinaj e kolegët e tyre në Prishtinë pasaportat e Republikës së Shqipërisë’, ka shtuar ai.

‘Është mirë që shumë prej të afërmve dhe miqve të tyre kanë pasaporta të Serbisë, por do të duhej sqaruar bashkëqytetarëve të tyre në Kosovë e Metohi se a është arsyeja e mos-vlefshmërisë së pasaportave të rreme që u japin atyre pasojë e asaj që ‘shteti’ i tyre është i rremë dhe i panjohur, dhe si rrjedhojë nuk u njihen as dokumentet, apo pasojë e nivelit të tyre të korrupsionit dhe krimit në shtetin e rremë, për ç’arsye madje as mbrojtësit e tyre më të mëdhenj nuk i lejojnë të hyjnë në vendet e tyre pa viza’, ka deklaruar Gjuriqi, transmeton Koha.net.

Thaçi, në një intervistë në një medium lokal, ka thënë se nëse Gjuriq dëshiron të vijë në Kosovë pa probleme, duhet të pajiset me pasaportë të Republikës së Kosovës.

COMMENTS