Gjuriq paralajmëron vizitë në Kosovë para 20 prillit

Gjuriq paralajmëron vizitë në Kosovë para 20 prillit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka paralajmëruar vizitë së shpejti në Kosovë. Lajmin e ka publikuar e përditshmja e B

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka paralajmëruar vizitë së shpejti në Kosovë. Lajmin e ka publikuar e përditshmja e Beogradit ‘Danas’, duke u mbështetur në burime në Qeverinë e Serbisë, transmeton Koha.net.

Sipas kësaj gazete, burimi nuk ka dashur të saktësojë datën kur do të ndodhë vizita e Gjuriqit në Kosovë. Megjithatë thuhet se ajo mund të bëhet para datës 20 prill, që përputhet me datën kur serbët e Kosovës kanë paralajmëruar themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Më 26 mars Marko Gjuriq kishte hyrë ilegalisht në Kosovë, ndërsa u arrestua në Mitrovicë dhe u dëbua forcërisht nga Kosova po atë ditë.

COMMENTS