Gjuriq: Kërkon mbledhje të Këshillit Sigurimit për Trepçën

Drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se të hënën, më 10 tetor, qeverisë do t'i propozojë që të kërkojë

Drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se të hënën, më 10 tetor, qeverisë do t’i propozojë që të kërkojë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Krejt kjo shkaku se Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për Trepçën, dhe sipas tij, e ka shkelur Rezolutën 1244 të OKB-së.

‘Në këtë rezolutë Trepça nuk është përfshirë pa arsye, por për shkak se prej saj varet jeta dhe ekzistenca e njerëzve tanë’, tha Gjuriq në konferencën për gazetarë në Beograd dhe ka shtuar se qeverisë do t’i propozoj që t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai, po ashtu, tha se do t’i propozoj qeverisë së Serbisë që ‘formalisht ta anulojë vendimin ilegal’ të institucioneve të Kosovës ‘për konfiskimin’ e kombinatit Trepça.

COMMENTS