Gjuriq e quan vrasës Haradinajn

Gjuriq e quan vrasës Haradinajn

Kosova falënderon 115 shtetet që e kanë njohur (Foto)
Qeveria brenda 30 ditëve do të caktojë Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se nuk sheh asgjë të mirë në nderimin që kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ka bërë aktivistes serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, duke i dhuruar asaj ‘Hartën e Artë të Kosovës’.

Madje Gjuriq duke përmendur të zhdukurit e luftës, ka thënë se ata janë vrarë nga ‘duart e atyre që sot dhurojnë ato çmime’.

‘Ajo Hartë e artë duhej të ndryshohej dhe t‘i dhurohej familjeve të të rrëmbyerve dhe të zhdukurve, fati i të cilëve nuk dihet ende dhe që janë vrarë nga duart e atyre që sot i ndajnë ato çmime’, ka thënë Gjuriq.

COMMENTS