Gjuha shqipe merr dritën jeshile, miratohet projektligji në Maqedoni

Gjuha shqipe merr dritën jeshile, miratohet projektligji në Maqedoni

Mustafa nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me Ramush Haradinajn
HRW: OKB refuzon të pranojë ‘abuzimet’ me pakicat në Kosovë

Qeveria në Shkup ka miratuar më në fund projektligjin për përdorimin e gjuhëve, ligji shumë i debatuar dhe i kërkuar me forcë nga partitë shqiptare në Maqedoni.

Në projektligj, i cili tashmë pritet t’i kaloi Kuvendit për diskutime në muajin shtator, parashikohet se veç gjuhës maqedonase, gjuhë zyrtare është dhe shqipja dhe alfabeti i saj.

‘Në të gjitha organet e pushtetit qendror në Republikën e Maqedonisë, institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, drejtoritë, komisionet, personat juridik, të cilët kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj është edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në mënyrë të përcaktuar me ketë ligj’, thuhet në projektligjin e Qeverisë Maqedonase, që u miratua mbrëmjen e së premtes.

Edhe pse fillimisht u fol se gjuha shqipe do të ishte dhe në kartëmonedha, kjo gjë nuk është parashikuar në këtë projektligj. Ajo që nuk ka ndryshuar është shqipja në uniformat e policisë në vendet ku janë 20% shqiptarë. Por gjuha shqipe nuk do të jetë në uniformat e ushtrisë. Tashmë veç kalimin në Kuvend, pritet dhe rekomandimi që do të vijë nga Komisioni i Venecias.

COMMENTS