Gjoks pule me arra

Gjoks pule me arra

Akullore me lajthi
Toptha me fëstëk, badem dhe kakao

600 g gjoks pule
1/2 filxhan grimca buke
Pak piper të kuq
1/2 filxhani arra
1/4 e filxhanit majdanoz
1 të bardhë të vezës
1 lugë mustardë
Krip, piper

Përgatitja:

Ngroheni furrën e shporetit në 250 gradë. 2. Në një pjatë të thellë përzieni grimcat e bukës, piperin e kuq, pak kripë dhe piper (sa mund të marrë maja e thikës).

Bluani arrat dhe majdanozin, hidhini në përzierjen me grimcat e bukës dhe përzieni mirë.

Në një enë tjetër përzieni mirë të bardhët e vezës dhe mustardën. Një nga një copat e mishit i njomni në përzierjen e të bardhëve të vezës, pastaj edhe në përzierjen e grimcave të bukës dhe të arrave, por vetëm njërën anë, ana tjetër mbetet e papërzier.

Renditni ashtu të lyera në një tepsi, ndërkaq anën e cila është lyer në përzierje le të jetë në anën e sipërme. Lyeni me pak vaj ulliri dhe piqeni derisa mishi të marrë nuancat e ngjyrës së gështenjtë.

COMMENTS