Gjoba të rrepta për ndotësit e mjedisit (Foto)

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë publikuar Udhëzimin e ri Administrativ për gjobat mandatore,

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë publikuar Udhëzimin e ri Administrativ për gjobat mandatore, njofton Klan Kosova.

Udhëzimi me gjobat e reja sipas Bajram Kadriut, zyrtar në MMPH, ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik si dhe menaxhimin e mirëfilltë të mbeturinave.

Gjobat me të cilat ndëshkohet hedhja e mbeturinave jashtë vendeve të caktuara janë nga 5 deri në 100 euro dhe ato do të nisin të shqiptohen pas 7 ditësh.

Këtë sipas Kadriut do ta bëjnë inspektorët e MMPH-së, të komunave si dhe Policia.

Shqiptimi i gjobave do të bëhet në vendin e ngjarjes dhe në rast se shkelësi i ligjit nuk paguan atëherë lënda shkon në gjykatë. Mirëpo, në këto raste gjoba pesëfishohet pavarësisht se sa është ajo.

Kadriu njëherësh ka kërkuar nga qytetarët respektim të ligjit, sepse nuk do të ketë falje për askend.

Madje, sipas tij, do të gjobiten edhe ata që hulumtojnë nëpër kontejnerë.

Për vetëdijësimin e qytetarëve MMPH ka nisur shpërndarjen e fletushkave nëpër të gjitha qytetet e vendit.

COMMENTS