Gjithçka që ndodhi në ndeshjen e tensionuar Llapi – Drita (Video)

Gjithçka që ndodhi në ndeshjen e tensionuar Llapi – Drita  (Video)

Kaka tregon të vërtetën se si shkoi te Real Madridi
FIFA shpall kandidaturat për Kupën e Botës 2026

Drita e ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Llapi me rezultat 3:1, në derbin e javës së 28-të, i cili u përcoll me akuza të tifozëve vendas se ndeshja ishte e kurdisur.

Në ‘Zahir Pajaziti’ ishin rreth 4 mijë shikues për spektaklin në Podujevë, por kjo u zbeh dhe u prish më pas nga tifozët e Llapit, që hodhën gjësende në fushë, fyen klubin e tyre, hynë në fushe dhe e ndërprenë ndeshjen, raporton KTV.

Krejt kjo, me dyshimin se Llapi do t’ia lëshonte ndeshjen Dritës, që i duhej për ta ruajtur vendin e parë.

Sa i përket ndeshjes ajo ishte e tensionuar që nga fillimi, ku nuk mungon as përjashtimet, jo vetëm të lojtarëve, por edhe të trajnerëve e zyrtarëve të klubeve.

Ishte Llapi që në minutën e 6-të kaloi në epërsi me golin e Mirlind Dakut, gol për të cilin protestuan mysafirët, e ku e pësoi trajneri Bekim Isufi që u përjashtua dhe ndeshjen e shikoi nga tribuna.

Llapi ishte afër golit të dytë në minutën e 23-të me Sinanin, cili qëlloi tërthorësen.

Drita arriti që të barazoi rezultatin në minutën e 36-të me Kastriot Rexhën, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 52-të, Namani i Llapit pengohet në zonë, por gjyqtari Nuza e vlerëson si ndërhyrje të rregullt.

Rastet e humbura iu kushtuan vendasve, pasi në minutën e 63-të, Drita kaloi në epërsi me golin e Kastriot Rexhës.

Pas këtij goli, tifozët vendas hodhën gjësende në fushë dhe akuzonin skuadrën e tyre se e kanë shitur ndeshjen, madje sharje pati edhe për trajnerin Batatina i cili nuk besonte se çka është duke ndodhur.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe më të nisur, ishte përsëri Kastriot Rexha që në minutën e 70-të, shënoi golin e tretë për Dritën, për të kompletuar het-trickun e tij në këtë ndeshje.

Goli i tretë i mysafirëve, ‘çmendi’ edhe më shumë tifozët e Llapit, të cilëve nuk iu mjaftoi vetëm hedhja e gjësendeve dhe sharjet në drejtim të skuadrës së tyre, por ata e ndërprenë ndeshjen duke hyrë në fushën e lojës.

Hyrja e disa tifozëve në fushë e detyroi Genc Nuzën që të dërgoi ekipet në zhveshtore dhe u dha urdhri që të gjithë tifozët e Llapit të largohen nga stadiumi.

Pasi Policia largoi tifozët vendas, ndeshja vazhdoi pas gati 30 minutave dhe krejt çka vlen të përmendet deri në fund, ishin dy kartonët e kuq për Kushtrim Shabanin dhe Ilir Blakçorin e Llapit.

Heroi i fitores së Dritës, Kastriot Rexha, u shpreh i kënaqur me fitoren dhe mohoi se ka pasur kurdisje.

Në anën tjetër, shitje-blerjet i mohuan edhe trajnerët Tahir Batatina dhe Bekim Isufi.

Në javën e 29-të, Drita që mban distancën me Prishtinës në plus tri pikë, është nikoqire e Feronikelit, ndërkaq Llapi që i thotë lamtumirë titullit, i shkon Prishtinës.

Llapi – Drita 1:3

Drita e ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Llapi me rezultat 3:1, në derbin e javës së 28-të, i cili u përcoll me akuza të tifozëve vendas se ndeshja ishte e kurdisur. Në “Zahir Pajaziti” ishin rreth 4 mijë shikues për spektaklin në Podujevë, por kjo u zbeh dhe u prish më pas nga tifozët e Llapit, që hodhën gjësende në fushë, fyen klubin e tyre, hynë në fushe dhe e ndërprenë ndeshjen.

Posted by Sporti në KTV on 22.04.2018

COMMENTS