Gjithçka gati për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës (LIVE)

Gjithçka është gati për seancën konstituive për legjislaturën e gjashtë.

Deputetët kanë nisur të hyjnë në ambientet e Kuvendit, ndërsa edhe salla është bërë gati për seancën e sotme.

Seanca konstituive e paraparë të fillojë nga ora 10:00, e që pritet të nisë pas pak dhe janë tri pika të rendit të ditës.

Seancën do ta drejtojë deputeti më i vjetër që është Adem Mikullovci i Vetëvendosjes si dhe më i riu që në këtë rast është Teuta Rugova e LDK-së.

Përbërja e re e Kuvendit, ka dalë si rezultat i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 qershor.

Në seancën e sotme, fillimisht pritet formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Deputetët e zgjedhur gjithashtu do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Pas konstituimit të Kuvendit, fillon edhe periudha prej 15 ditësh për formimin e Qeverisë së re.

http://assembly-kosova.org/?cid=1,1029

COMMENTS