Gjilani mposhtë Dritën në derbin më të madh kosovar.

Gjilani mposhtë Dritën në derbin më të madh kosovar.

Pique: Nuk ishte më e mira, prandaj u dogj Spanja
‘Juventus’ bën përzgjedhjen e talentëve të rinj në Gjilan

Gjilani e ka fituar derbin e madh lokal në Vala Superligën e Kosovës.

Të kuqtë kanë mposhtur minimalisht 0:1 rivalët e Dritës, me një gol të shënuar në kohën shtesë.

untitled-1

Ashtu siç pritej, për spektakël në këtë ndeshje u përkujdesën ‘Intelektualët’ dhe ‘Skifterët’, që me koreografitë dhe mbështetjen që bënë për skuadrat, treguan edhe një herë që derbi mes skuadrave të Gjilanit, mbetet derbi më i madh në futbollin kosovar.

Për të parë golin e vetëm të këtij takimi, u desh të pritej deri në minutën e 97.

untitled2

Tifozët në dy raste, ndërprenë ndeshjen pas gjësendeve që hodhën në fushë.

Kjo bëri që gjyqtarët të dhurojnë 12 minuta shtesë. E në minutën e shtatë shtesë, Gjilani ka gjetur rrjetën e vendasve të Dritës, duke shënuar me anë të Ylber Kastratit, që u gjet më së miri në zonë për të shënuar gol të bukur me kokë.

untitled3

COMMENTS